Vendosni fjalën kyçe....

U lirua dje nga Hamasi, 21 vjeçarja izraelite do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent


Përpara se ta rrëmbenin Mia Regev, milicia e Hamasit e qëlloi atë më 7 tetor.

Kështu vajza 21-vjeçare izraelite ishte duke ecur me paterica kur u lirua orët e fundit. Kjo u pa në videon e lirimit të publikuar nga Hamasi dhe për shkak të kushteve të saj shëndetësore, sqarojnë burimet izraelite, ajo u transferua në spitalin e Sorokas, pasi ishte e vetmja nga 13 pengjet e liruar dje që kishte nevojë për trajtim urgjent.

Mia Regev do t’i nënshtrohet një operacioni sot. Megjithatë, Ministria izraelite e Shëndetësisë saktëson se “gjendja shëndetësore e të resë është e qëndrueshme pas 7 javësh robëri”.