Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i GJKKO-së lë nën sekuestro pronat e biznesmenit Pëllumb Gjoka


Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili u arrestua si pjesë e një grupi kriminal pas zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC, sipas gazetares Klodiana Lala.

Kështu Apeli i GJKKO ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për lënien nën sekuestrim të pronave të Gjokës.

Kujtojmë se Gjokës, i cili është shpallur edhe investitor strategjik, i janë sekuestruar 390 mijë metra katrorë tokë në plazhin e Velipojës me kërkesë të SPAK.

SPAK ka ngritur dyshimet se këto sipërfaqe toke janë përfituar përmes falsifikimit.