Vendosni fjalën kyçe....

Arinjtë polarë ”në krizë” prej 20 000 vitesh


Me kalimin e viteve, arinjtë polarë janë bërë simbol i katastrofave mjedisore të shkaktuara nga ngrohja globale, një situatë e cila, siç thotë një studim i publikuar në Science Advances, ka rrënjë shumë më të thella se sa besohet, shkruan focus.it.

Popullsia e tyre po bie me shpejtësi, sepse është një specie veçanërisht e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Me pak fjalë, ajo që kemi qenë dëshmitare e dekadave të fundit nuk është asgjë e re: është “vetëm” një përshpejtim shqetësues i një dukurie më të vjetër.

Arinjtë polarë konsiderohen si një specie rojtare, gjendja shëndetësore e të cilëve është tregues i kushteve të përgjithshme të habitatit në të cilin jetojnë.

Për këtë studim, ekipi nga Universiteti i Kopenhagës mori në konsideratë në veçanti popullsinë që jeton në brigjet e Grenlandës, e cila përfshin një numër ekzemplarësh rreth 5000 njësi.

Analiza integroi të dhëna në lidhje me kodin gjenetik të arinjve, dietën dhe shpërndarjen e tyre, por edhe informacionin që kemi për klimën lokale: rezultati është zbulimi se popullsia e Grenlandës ka ardhur duke u zvogëluar në numër.

Arsyeja është rritja e temperaturave të detit, e cila bën që akulli të tërhiqet dhe për këtë arsye arinjtë kanë më pak ushqim në dispozicion.

Gjatë 20,000 viteve të fundit, ujërat e Grenlandës kanë parë temperaturat e tyre të rriten me 0,2/0,5 °C: duket pak, por ishte e mjaftueshme për të shkaktuar një kolaps në popullsinë e ariut polar prej 20 deri në 40%.

Problemi i vërtetë është se në dekadat e ardhshme parashikimet e klimës thonë se të njëjtat ujëra do të ngrohen midis 2 dhe 5 °C, domethënë dhjetë herë më shumë se sa ka ndodhur në njëzet mijëvjeçarët e fundit.

Kjo shpjegon pse gjendja e arinjve polarë konsiderohet kaq kritike: të ndjeshëm ndaj rritjeve edhe minimale, ata do të përballen me një ngrohje shumë të shpejtë që do t’i privojë nga akulli që u nevojitet për të jetuar dhe për të marrë ushqim.

Sipas studiuesve situata nuk është e mirë për arinjtë polarë.