Arbnora Fejza Idrizi, një artiste nga Kosova po synon të thyejë një tjetër rekord botëror. Ajo ka realizuar një mozaik me rastin e festave të 28-29 Nëntorit, i përbërë nga 120 mijë origami, letra të palosura në formë piramide dhe përfaqëson flamurin kombëtar.
I ndërtuar në qytetin kosovar të Skënderajt, mozaiku zë një sipërfaqe prej 1300 metrash katrorë. Flamuri kombëtar do të hyjë në histori si më i madhi në botë i punuar në një mënyrë krejtësisht unike dhe tejet të veçantë .
Nëpërmjet këtij instalacioni artistja nga Kosova synon të hyjë në librin e rekordeve Guinness për mozaikun më të madh të origami në botë.
Kujtojmë që Arbnora ka hyrë edhe më herët në librin e rekordeve Guinnes pasi realizoi mozaikun më të madh origami në botë me flamurin e Kosovës.