Vendosni fjalën kyçe....

Begaj mesazh në Kuvend në 25-vjetorin e Kushtetutës: Mbingarkesa sfidë e drejtësisë


Presidenti Begaj tha në seancën e organizuar nga Kuvendi me rastin e 25-vjetorit të Kushtetutës se sfida e sistemit gjyqësor është përballja me një numër të lartë dosjesh që janë në shqyrtim.

Ai theksoi se synimi i institucioneve mbetet afrimi i drejtësisë me eficencën e sigurimi i barazisë para ligjit e transparencës për qytetarët.

“Rishikimi i Kushtetutës për shkak të zhvillimeve e realiteteve të reja duhet vlerësuar me kujdes, maturi, e ekspertizë, duke mbajtur në vëmendje të ardhmen evropianë, parimet themelore e shtyllat kryesore të saj. Sistemi i drejtësisë po përballet me një sfidë të madhe, për shkak të numrit të madh që gjykatat kanë në shqyrtim. Duhet të mendojmë zgjidhje sa më të shpejta dhe efektive. Synimi ynë është që drejtësia të afrohet para qytetarëve me eficencë, barazi para ligjit, transparencë. Rezultatet e saj ndihmojnë në rritjen e cilësisë ligjvënëse dhe kontrollit kushtetues”, tha Begaj.