Vendosni fjalën kyçe....

Dalin detajet nga aksidenti i rëndë në aksin Laç-Patok, këmbësori u përplas nga dy makina njëra pas tjetrës


 

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Laç-Patok, ku si pasojë një person, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën.

Sipas policisë, në afërsi të “Mbikalimi i Patokut”, Fran Meskurti duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar.

Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga Denis Preçi.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.