Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka pëegënjeshtruar Policinë e Shtetit e cila njoftoi në mëngjes kapjen dhe arrestimin e juristes së Drejtorisë rajonale e Elbasan në kuadër të operacionit “Fraud”.
“Në pamundësi të njohjes me aktet, për shkak të fundjavës e festave, sqarojmë se lajmi i sotëm se “kapet” punonjësja e rajonales Elbasan, me iniciale I. B., në kërkim, nuk është i vërtetë. Personi sapo ka mësuar nga portalet online për lajmin e së dielës, është kthyer menjëherë nga udhëtimi familjar dhe ka shkuar vetë në Komisariatin e Elbasanit ku ende pret me avokaten që t’i komunikohet çështja”-thuhet në komunikatë.
Në komunikimin e publikuar DPSHTRr-ja hedh poshtë edhe akuzat për falsifikim nga dy punonjësit e saj të akuzuar nga policia për rastin e ndryshimit të pronësisë dhe më pas shitjen e tre automjeteve.
Drejtoria shpjegon se dy nga rastet në akuzë lidhen me praktika të noterizuara jashtë shërbimit të “Transporteve” ndërsa raste i tretë lidhet me dushim për përgjegjësi penale të shitësit pa autorizim korrekt.
“Dy nga rastet e aluduara lidhen me praktika të noterizuara, pra jashtë shërbimit tonë, ndërsa rasti i tretë lidhet me dyshim për përgjegjësi penale të shitësit pa autorizim korrekt. Për të treja rastet e dyshuara, sa i takon zinxhirit të shërbimit, RBS, procedurës së rajonales Elbasan, rezulton se nuk ka asnjë cënim të integritetit të sistemit operativ!”-thuhet ndër të tjera nga DPSHTRr-ja.
DPSHTRr-ja thekson se për të treja rastet e automjeteve nuk ka cenim të sistemit operativ të institucionit.
Komunikata e DPSHTRr-së:
Njoftimi i Policisë së Shtetit: