Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se qeveria e tij do pranonte një zgjatje të armëpushimit humanitar në Gaza në këmbim të lirimit të më shumë pengjeve.
Netanyahu tha në një deklaratë video të publikuar nga zyra e tij se ai foli me telefon me presidentin amerikan Joe Biden dhe i tha atij se do pranohej një zgjatje e armëpushimit në këmbim të lirimit të 10 pengjeve për çdo ditë shtesë të pauzës.
Ai theksoi se pas pauzës, Izraeli do vijojë operacionet e tij ushtarake me qëllimin përfundimtar të eliminimit të grupit palestinez Hamas dhe të kujdeset që të gjithë pengjet e mbetura të kthehen.