Vendosni fjalën kyçe....

Partizani dhe Dinamo e mbyllin në paqe


Sfida mes Partizanit dhe Dinamos ka përfunduar në barazim pa gola, në ndeshjen e kampionatit, të mbajtur në “Arenën e Demave”.

Të kuqtë e nisën mirë ndeshjen, duke rrezikuar me Taipin dhe Rrapajn. Edhe dinamovitët u përpoqën që të krijojnë, por Andoni nuk u tregua i saktë pas krosimit të Zabërgjës. Në fundin e pjesës së parë, Sali u shndërrua në protagonist, duke pritur një goditje të Sembene.

Në fraksionin e dytë, skuadrat treguan dëshirë për të gjetur golin e fitores. Në minutën e 57-të, Denisson shpërdoron një rast të artë, pas një gabimi në pasim të Sembene.

Prodani mund të ishte heroi i këtij takimi, nëse do kishte saktësinë e duhur, 13 minuta para fundit. Sali ruajti portën e Dinamos të paprekur, duke i mohuar golin Partizanit, me një pritje fantastike në të 85-tën.

Me këtë rezultat, ekipi i Abilaliajt është në krye të klasifikimit me 28 pikë, ndërsa djemtë e Mehmetit e shohin veten në vendin e pestë me 16 pikë.