Rama në Këshillin e Atlantikut: Kaosi që sjell Hamasi të mos ndikojë në rajonin tonë


Nga Vlora kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim online në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën Europiane.

Teksa foli mbi sfidat e rajonit, Rama nënvizoi rrezikshmërinë e luftës mes Izraelit dhe Hamasit në botë.

 “Lufta mes Izraelit dhe Hamasit është vërtet e rrezikshme, sepse Hamasi dhe ata që e mbështesin janë agjentë të vërtetë kaosi. Dhe ky kaos që duan ta përhapin kudo jo vetëm në Lindjen e Mesme mund të ndikojë dhe në rajonin tonë nëse nuk jemi të ndërgjegjshëm dhe nuk bëjmë gjënë e duhur për ta mbajtur jashtë këtë konflikt” tha Rama.

“Duhet të mos biem pre e konfrontimeve dhe përshkallëzimeve por të trefishojmë përpjekjet për të normalizuar dhe bërë paqe. Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qasje i autoriteteve të Kosovës duke pranuar në parim asociacionin. Kryeministri dhe qeveria e Kosovës dëshmuan vullnet të rëndësishëm për të ecur para dhe kërkuar zgjidhje e jo alibi apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes”.

Rama u shpreh se “nesër është përvjetori i 111-të i Pavarësisë sonë dhe besoj që Shqipëria nuk ka qenë kurrë më mirë, por po kështu edhe rajoni nuk ka qenë kurrë më mirë”.

Ai tha se edhe Shqipëria dhe rajoni kanë nevojë shumë më tepër për të ndjerë për të qenë shumë më mirë.

“Kemi sfida që shtrihen përpara nesh dhe jam një person që beson fort te fakti që nuk mund të mendosh të jesh më mirë në këtë rajon, pa menduar të bësh një rajon më të mirë. Në këtë botë që është kaq e ndërlidhur, na duhet të mësojmë dhe të punojmë me bindjen e fortë se ajo çfarë na duhet të bëjmë është si përmirësimi i vendit tonë, rajonit dhe botës. Në të kundër të bësh njërën pa tjetrën nuk funksion”, tha ai.

Një ndër çështjet më të mëdha në rajon që kërkon zgjidhje, Rama tha se është ajo mes kosovës dhe Serbisë.

“Kemi probleme për të zgjidhur. Kemi ende një elefant të madh në dhomë që ende nuk na jep atë pjesëzën e fundit që është njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo copëz politike më e vështira deri më sot në rajon, ka treguar se është vërtetë e domosdoshmëri. Në të kundërt kanë ndodhur hapa pas e mangësira, të cilat do të vazhdojnë të ndodhin”.

Kreu i qeverisë tha se zgjidhja përfundimtare duhet të jetë me njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e paqes.

Ne jemi një rajon shumë fetar. Shqipëria është një vend shumë fetar, ku myslimanët e të krishterët jetojnë në harmoni dhe deri më tani ky ka qenë aseti ynë fantastik si një bazë për një shoqëri tolerante. Ja pse besoj pse lufta midis Izraelit dhe Hamasit është vërtetë e rrezikshme, sepse Hamasi dhe të tjerë që e mbështesin Hamasin janë agjentë të vërtetë kaosi dhe ky kaos që duan ta përhapin kudo jo vetëm në Lindjen e Mesme, mundet të ndikojë edhe rajonin tonë, në qoftë se nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë dhe nëse nuk bëjmë gjërat në mënyrën e duhur për ta mbajtur kaosin jashtë dhe parandaluar që konflikti të na përfshijë të gjithëve”, shtoi ai.

“Ajo çfarë ndodhi në ngjarjen tejet tragjike pak muaj më parë, ishte absolutisht një shenjë shumë e fortë dhe një këmbanë e mirëfilltë alarmi e potencialit që ka një çështje e tillë e pazgjidhur për t’u bërë një çështje vendimtare në rrezikimin e paqes dhe bashkëpunimit rajonal”.