Real Madridi shpreson që trajneri Carlo Ancelotti do të vendosë në letër një zgjatje të re të kontratës përpara Krishtlindjeve, sipas raportimeve të sotme.
Nuk është sekret që gjigantët e La Ligas do të dëshironin që trajneri katër herë fitues i Ligës së Kampionëve të zgjaste qëndrimin e tij në “Santiago Bernabeu”, por thuhet se ata po përballen me konkurrencën nga Kombëtarja e Brazilit, që po synon të emërojë italianin në pozitën e selektorit
Në faza të ndryshme të vitit 2023, Ednaldo Rodrigues, President i CBF, ka këmbëngulur që Ancelotti do të emërohej si përzgjedhës i ri i Brazilit përpara edicionit 2024 të Copa America.
Megjithatë, sipas raportimeve nga “Calciomercato”, 64-vjeçari ka vendosur që Madridi të jetë zgjedhja e tij e parë.
Mediumi italian gjithashtu i referohet raporteve të fundit nga gazeta spanjolle “Relevo”, të cilat tregojnë se një rinovim me “Los Blancos” është afër.
Në fakt, sipas raportimeve të së hënës, Ancelotti është i prirur t’i thotë “Po” klubit nga Madridi në javët e ardhshme dhe se objektivi i klubit është që të ketë një kontratë të re të zyrtarizuar përpara periudhës së Krishtlindjeve.
Besohet se Ancelotti do të zgjasë kontratën e tij për dy vjet, duke e lidhur atë me klubin deri në verën e vitit 2026.