Nis ceremonia e ngritje së flamurit në Vlorë, me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj, Lindita Nikolla, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, së bashku me zyrtarë të tjerë ndodhen në Vlorë, ku shihen duke vendosur kurora me lule pranë monumentit të pavarësisë në Sheshin e Flamurit.
Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.