Berisha tha sot nga Vlora se shqiptarët do e paketojnë e do e dërgojnë në Beograd Edi Ramën, të cilin e etiketoi si “Pashiqi”, një referencë për ish-kryeministrin serb.
Ish-kryeministri mbërriti në Vlorë në Ditën e Flamurit në 111 vjetorin e pavarësisë.
Ai deklaroi se Shqipëria nuk ka njohur tradhtar më të madh kombëtar se kryeministri Rama.
“Sot mbarë shqiptarët përulen me mirënjohjen e pakufishme, nderimin më të madh para veprës së pavdekshme të Ismail Bej Vlorës. Erdha të betohem, se Pashiqi shqiptar që sapo ka vendosur kurorën aty e ka të fundit, sepse shqiptarët do ta paketojnë atë në Beograd aty ku e ka vendin. Tradhtar si ky kombi nuk ka pasur. Ky është betim solemn para babait të Pavarësisë.” – tha Berisha.