Vendosni fjalën kyçe....

Bora e erëra të forta, pa rrymë dhjetëra fshatra në Dibër e Bulqizë, probleme me lëvizjen e mjeteve në disa zona


Disa fshatra në Dibër e Bulqizë kanë pasur probleme për sa i përket furnizimit me rrymë elektrike pas erërave të forta e borës që kanë prekur veriun e verilindjen e vendit.

Pa rrymë janë 8 fshatra në Kalanë e Dodës në bashkinë Dibër si dhe 9 fshatra në Bashkinë Bulqizë në Ostren, Zerqan, Shupenzë e Gjoricë.

Gjatë natës ka pasur ndërprerje të rrymës edhe në Xibër në Bashkinë e Klosit.

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme edhe për sa i përket lëvizjes së makinave me rrugët që janë ende të bllokuara në disa fshatra në Kala të Dodës, Selishtë e Zall Dardhë.

Rrugët kombëtare janë të gjitha të kalueshme.