Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO/ Festime dhe në New York për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë, Kryebashkiaku Eric Adams: Gëzuar ditën e Pavarësisë!


Edhe në New York të Shteteve të Bashkuara u festua dita e Pavarësisë. Kryebashkiaku Eric Adams ka publikuar foto dhe video nga aktiviteti i organizuar atje.

“Nga Shqipëria e Vogël në Bronx deri në Bruklin deri në Staten Island, fqinjët tanë shqiptarë janë pronarët e bizneseve të vogla, sipërmarrësit dhe njujorkezët punëtorë që e mbajnë qytetin tonë në lëvizje. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!”, ka shkruar Adams.