Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet një argjendari në Kamzë


Një argjendari në Kamzë ka rënë pre e grabitësve.

Tre persona dyshohet se janë autorë të grabitjes të argjendarisë në rrugën “Nënë Tereza” në Kamzë.

Grabistësit kanë marrë disa bizhuteri dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur detaje lidhur me identitetin e grabitësve.

Njëri prej autorëve dyshohet se kishte armë zjarri me vete. 

Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.

Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. 

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër. 

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda. 

Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje“-njofton policia.