Vendosni fjalën kyçe....

Video/ Ambasada e SHBA-së publikon videon nga qytetet e Shqipërisë: Gëzuar, shqiptarët luftuan për kulturën dhe historinë



Në këtë ditë të shënuar, urimet për Festën ee Pavarësisë vijnë edhe nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë ku përmes një video ka uruar gjithë shqiptarët për ditën e Flamurit.

Në video shuhen oficerët dhe stafi i Ambasadës Amerikane të cilët kanë udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë jo vetëm për të uruar popullin shqiptar, por ambasada thotë se është edhe një mesazh për të përjetuar kulturën dhe historinë për të cilën kanë luftuar shqiptarët.

“Urime popullit shqiptar nga US Embassy Tirana në 111 vjetorin e Pavarësisë! Për të shënuar këtë ditë të veçantë, oficerët dhe stafi ynë amerikanë kanë udhëtuar në të gjithë Shqipërinë jo vetëm për të ndarë këtë mesazh, por për të përjetuar kulturën dhe historinë e larmishme për të cilën kanë luftuar kaq shumë shqiptarë gjatë gjithë historisë suaj të pasur. Gëzuar Ditën e pavarësisë! Gëzuar Shqipëri”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Tiranë.