111 vjetori i Pavarësisë po festohet me një seri aktivitetesh në të gjithë vendin dhe jashtë vendit gjithashtu ku jetojnë shqiptarë.
Për këtë ditë të shënuar edhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka realizuar një video nga ambientet e Aeroportit Nënë Tereza, me muzikë dhe kërcim nga artistët e Teatrit.
Kryeministri Rama ka postuar video teksa komenton: “Surpriza e veçante e artisteve te Teatrit te Operas dhe Baletit”.