Atleti Erzen Zyberaj nisi dje të vrapojë nga Prishtina drejt Tiranës për të përshkruar një distancë rreth 260 kilomentra në nder të Festës së Flamurit Kombëtar.
Tashmë atleti kosovar ka arritur në 60 kilometrat e fundit.Njerëzit që ndodhen me të ka shpërndarë video në Facebookun e atletit, duke treguar se ai tashmë ndodhet shumë pranë Tiranës.
Dje, kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar atletin Zyberaj për këtë rrugëtim prej 260 kilometrash.
“Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon”, ka shkruar në Facebook, kryebashkiaku i Prishtinës.