Vendosni fjalën kyçe....

Auron Tare: Territoret e parkut të Butrintit janë hequr nga zonat e mbrojtura dhe po jepen leje për ndërtime


Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit Auron Tare deklaroi në rubrikën “Opinion” në News24, se dhënia e Butrintit me koncesion një Fondi të huaj, përbën rrezik për kulturën dhe identitetin kombëtar.

Tare theksoi se territoret e Parkut Kombëtar të Butrintit janë hequr nga zonat e mbrojtura dhe po jepen leje për ndërtime.

Ka gati tre vite që është e pranishme në media e publik kjo çështje. Nesër është vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese. Dhënia e Butrintit me koncesion një Fondi të huaj është një vendim i paprecedentë. Nuk ka ndodhur që një trashëgimi e UNESCO-s t’i jepet në menaxhim një subjekti të huaj. Territoret e Parkut Kombëtar të Butrintit janë hequr nga zonat e mbrojtura dhe po jepen leje për ndërtime.

Përtej sarkazmës, në Shqipëri ka njerëz ka njerëz me ndershmëri që kuptojnë se ky veprim është i rrezikshëm. Unë jam optimist dhe mendoj se gjykata do japë vendimin e duhur.”, u shpreh Auron Tare.