Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me koncesionin e Butrintit, për të cilën do të shprehet nesër Gjykata Kushtetuese.
Zhupa u shpreh se tha se ligjet me porosi si ky janë shqetësim për DASH-in dhe kompetencë hetimi për SPAK-un. Mes të tjerash demokratja parashtron 4 pyetje, të cilave sipas saj qeveria nuk i është përgjigjur.
DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, INA ZHUPA
Siç kemi bërë transparencë do vazhdojmë duke publikuar qëndrimet e qeverisë për koncensionit e Butrintit gjatë gjykimit kushtetues. Qeveria ka refuzuar pyetjet dhe shpjegimet e informacionet në mënyrë të hapur dhe duke anashkaluar edhe nëpërkëmbur autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe vetë procesin e gjykimit kushtetues.
Siç ne e kemi evidentuar para Gjykatës me rëndësi është edhe procesi si është paracaktuar kush do marri koncesionin, arsyet pse u shkua në këtë formë koncensionare, privilegjet dhe ligji me porosi për AADF dhe uzurpimi i kompetencave shtetërore nga subjekte private me mbrojtje te veçantë, duke shkelur kështu kushtetutën e vendit. 4 nga pyetjet e tjera që refuzon qeveria të përgjigjet:
Si e ka arsyetuar Këshilli i Ministrave mungesen e parashikimit të garancive konkrete dhe masave reale ndëshkuese ne rast të shkeljes së marrëveshjes nga AADF, ju citoj nenin 31 të marrëveshjes: Palët bien dakord që AADF gëzon imunitet dhe të drejta që parashikohen nga marrëveshja ekonomike dy palëshe. Në rast se do të kryenim veprime në kundërshtim me marrëveshjen, a do t`i shmangin ata përgjegjësitë referuar kësaj dispozite që Ju i keni vendosur në marrëveshje?
Në dijeninë tuaj a ka ndonjë projekt të USAID-it për Butrintin?
Koncepti i “turizmit kulturor” është vjega apo hapësira juridike [bazuar në Aktin e Transferimit AAEF-AADF të sjellë nga KM] që është përdorur nga AADF-ja deri tani për ndërhyrjet në “trashëgiminë kulturore” në Shqipëri, si në Butrint, por edhe në Liqenin e Ohrit, në Amfiteatrin e Durrësit, etj. A pajtoheni me pohimin se koncepti i “turizmit kulturor” është krejt i ndryshëm nga “trashëgimia kulturore” dhe se “turizmi kulturor” nuk gëzon mbrojtje dhe as nuk parashikohet në Kushtetutën e Shqipërisë?
Këshilli i Ministrave refuzoi të përgjigjej me shkresë. Refuzimi për këto përgjigje tregon qartësisht se:
A)kemi të bëjmë me një ligj me porosi, i ngjashëm me ligjin Fusha për teatrin, me ndryshimin që Ligji AADF për Butrintin është edhe me i rrezikshëm për shkak të gërmimeve dhe historisë që lidhet me Butrintin.
- B) nuk argumentojnë dot pse trajtohet me mbrojtje te vecante AADF në rast se shkel interesat qe lidhen me integritetin, gjetjet, ruajtjen, mirëmenaxhimin e Butrintit .
- C) Se qëllimisht ngatërrojnë turizmin kulturor me trashëgiminë kulturore. E para lidhet me fushën private dhe e dyta me fushën publike dhe prerogative të shtetit dhe e mbrojtur nga kushtetuta.
D)Se nuk është kërkuar as nga USAID, as nga institucione të tjera si vete UNESCO, etj apo as fondacioneve të tjera që japin donacione apo ndihmë për Butrintin nëse qeveria po kërkonte donator për 5 milion usd.
Ky refuzim qartëson Gjykatën Kushtetuese dhe opinionin publik se shteti shqiptar ka bere nje ligj me porosi, duke vene ne rol dytesor interesat shtetetor dhe interesin publik dhe duke u vene ne dispozicion te nje privati te paracaktuar qe jo rastesisht ben kuadrin ligjor vete, ben planin e menaxhimit vete edhe merr pasurine boterore unesco po vete.
Ligje të kësaj natyre që rregullojnë marrëdhënien vetëm midis ty palëve (shtetit dhe koncesionarit) janë tashmë në vëmendjen e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të organizatave ndërkombëtare, ashtu sikundër procedura e ndjekur e projektidesë, propozimit, draftimit dhe mënyra se si u arrit deri tek nënshkrimi i marrëveshjes së administrimit të Butrintit dhe miratimi i saj me ligj hyn dhe në kompetencën e hetimit dhe gjykimit prej strukturës së Posaçme SPAK.
Transparency International shprehet se problemi i korrupsionit në Shqipëri janë ato çështje që hyjnë te korrupsioni legjislativ, pra i ligjeve me porosi.
“Ligjet e bëra enkas për një ose disa persona/subjekte, që vulosin dhe legjitimojnë privatizimin e institucioneve dhe burimeve publike duke e bërë atë të ligjshëm – shkruan TI për Shqipërinë në Raportin për “Kapjen e Shtetit, State Capture”. Ndaj Gjykata Kushtetuese ka shansin historik me Butrintin që përveçse ti shërbej zbatimit të kushtetutës dhe mbrojtjes së trashëgimisë tonë kombëtare, edhe të rrëzoj modelin e ligjeve me porosi, që shkatërrojnë shtetin e të drejtës dhe parimet kushtetuese dhe demokratike.