Dorina Gjino drejtoresha e azilit të Fierit ka deklaruar se nuk ka zjarr në ambientet e shtëpisë së të moshuarve por në ndërtesën ngjitur. Në azil sipas saj ka mbërritur vetëm tymi. Ajo thotë se 8 prej të moshuarve janë dërguar në spital për merak pasi vuanin dhe astma.
“Aktualisht situata është e qetë, të moshuarit të gjithë u evakuan. Zjarri ishte jashtë institucionit. Në institucion ka pasur tym sepse zjarri ka rënë ngjitur me institucionin. 8 të moshuar janë në spital, janë azmatikë dhe për merak i nisëm”, tha ajo.