Vendosni fjalën kyçe....

Galatasaray i rrezikon kualifikimin e Man.United, PSV fiton me përmbysje ndaj Sevillias


Ka përfunduar pa fitues dueli mes Galatasarayt dhe Manchester Unitedit, i vlefshëm për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Sfida përfundoi me rezultatin 3-3. Por ky rezultat i rrezikon kualifikimin më tej Man.United.

Fillimisht, Manchester United krijoi avantazh të dyfishtë, kur Garnacho në minutën e 18-të dhe Fernandes shtatë minuta më vonë shënuan.

Hakim Ziyech ngushtoi epërsinë në minutën e 29-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

McTominay riktheu epërsinë e dy golave për mysafirët në mintuën e 55-të.

E më vonë, Galatasaray gjeti forcën për të barazuar rezultatin, me Hakim Ziyech.

Ai shënoi golin e dytë personal në minutën e 62-të, para se të asistonte për Akturkoglun në minutën e 71-të.

Kësisoj, Galatasaray tani shkon në vendin e dytë me pesë pikë, një më shumë se Manchester United që është i fundit.

Në sfidën tjetër PSV fitoi me përmbysje përballë Sevillias.

Sergio Ramos hapi sfidën në minutën e 24’ ndërsa në minutën e 47’ En Nesyri dyfishoi shifrat.

Salibari ngushtoi shifraat në minutën e 68 ‘ për PSV-në ndërsa Gudelj i dhuroi barazimin me autogolin e shënuar në minutën e 81’. Ndërsa Pepi i dha fitoren në minutën e 92.

Me këtë humbje Sevillia qëndron në vendin e fundit të Grupit B ndërsa PSV forcon pozitat në vendin e dytë me 8 pike.