Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet argjendaria në Kamëz, 3 autorët të maskuar marrin 500 gram flori, Pronarja: Njëri prej tyre kishte dialekt jugu



Një argjendari në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz ka rënë pre e gabitësve pasditen e të martës (28 nentor) 

Tre persona të maskuar kanë hyrë në argjendarinë “Marsi” dhe nën kërcënimin e një automatiku kanë marrë disa bizhuteri floriri me peshë 500 gram, të cilat kanë qenë në tavolinë për shitje.

Punonjësit e argjendarisë, kanë deklaruar se grabitësit nuk kanë mundur të marrin para. Më pas, autorët janë larguar në drejtim të paditur me një automjet tip “BMW” të bardhë.

Sipas dëshmisë së pronares së argjendarisë në Kamëz, që ra pre e grabitjes me armë një ditë më parë, N.S, 59 vjeçe tha se gjatë kohës kur ka ndodhur grabitja ka qenë bashkë me nusen e djalit dhe se ata e kanë kërcënuar me armë.

Ajo tregon se është përpjekur që t’i ndalë, duke u përleshur me to. Sipas saj ata kanë grabitur 1.5 kg flori.

“Ka ndodhur rreth orës 17:15, hera e parë që na ndodh diccka e tillë. Ata ishin 4, shoferi i BMW qendroi në makinë, tre grabitësit hynë në argjendari njëri pas tjetrit, me maska me doreza dhe të tre të veshur me të zeza komplet. Argjendaria ka dy kamera jashtë dhe dy brenda, filmimet i ka policia, na ka sekustruar DVR-në. Unë N.S, 59 vjeçe dhe nusja e djalit E.S 31 vjeçe kemi qenë këtu kur ndodhi ngjarja. Veprimi i parë që bëri grabitësi ishte drejtimi i armës nga ne dhe tha: Duart lartë se ju vramë.

Nuk kam thënë në polici që kishte dialekt jugor, ai e trashi zërin enkas që të mos dallohej, ndërsa dy të tjerët nuk folën fare dhe nuk u përmend asnjë emër mes tyre. Nuk kam kuptuar asnjë dialekt nga ata. Jam përleshur me grabitësin që mbante armë, më shtyu më hodhi në tokë, u përlesha dhe me dy të tjerët që t’i ndalojë të vidhnin, por më shtynë.

U dorëzova, mbrojta nusen e djalit te cilën e futa te dhoma pas. Ata hynë lirshëm dhe dolën lirshëm pasi nuk kemi sistem që i ndalon ata të hapin derën si nga jashtë dhe nga brenda. Nga një llogari paraprake që kemi bërë konstatojmë mbi 1.5 kg flori të vjedhur, unaza, varëse, byzylykë dhe vathë, disa ishin të veçantë të personalizuar me porosi, dhe kushtojnë, rreth 50.000 euro dëm. Jemi të frikësuar se mos autorët nuk kapen dhe kjo gjë përsëritet. Banakun e kemi boshatisur s’kemi mall në vitrinë”.- tha pronarja e argjendarisë.

Mësohet  se targat e makinës që kanë përdorur 3 autorët për të kryer grabitjen, i përkasin në fakt një automjeti tip “Hunday”. Ndërsa pronarja e argjendarisë ka deklaruar se njëri prej autorëve fliste dialekt nga jugu i vendit. 

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të zbardhur detaje lidhur me identitetin e grabitësve. 

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.

Sipas Shqiptarja.com , autorët janë larguar në drejtim të Laknasit. Ndërsa sipas dëshmisë së pronares së argjendarisë, njëri prej autorëve kishte dialekt nga jugu i vendit. Dyshohet se janë grabitur rreth 500 gramë flori nga argjendaria.