Një masiv i madh gurësh e dherash ka rrëshqitur në rrugën Elbasan-Librazhd në vendin e njohur si Kthesa e Murrashit.
Rrëshqitja ndodhi rreth mesnatës ndërsa fatmirësisht gjatë kësaj kohe nuk ka pasur makina duke lëvizur në rrugë në këtë pjesë.
Masivi shkëmbor ka rënë në një gjatësi prej rreth 200 metrash në të dy anët e rrugës.
Pjesa e rrugës ku ndodhi rrëshqitja, që njihet si vendi Çezma e Myftarit-Kthesa e Murrashit prje vitesh shfaq probleme të kësaj natyre, gjatë stinës së vjeshtës.