A do të jetë ajo një fotografi që pasqyron bukurinë e pacenuar të botës natyrore, apo ajo që tregon ndikimin potencialisht shkatërrues të qenieve njerëzore në mjedisin e tyre?
Zgjedhja është e juaja, pasi adhuruesit e fotografisë së kafshëve të egra në mbarë botën po nxiten të votojnë për Çmimin e Zgjedhjes së Pulbikut për fotografinë e konkursit prestigjioz ‘Wildlife’.
Si gjithmonë, konkursi ka një ndarje të hapur për publikun, me mundësinë për të votuar nga një përzgjedhje prej 25 pamjesh të rralla. Publiku tani mund të votojë për të parapëlqyerën e tij në internet.