Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri përfshin shtëpinë e të moshuarve në Fier, disa prej tyre përfundojnë në spital nga asfiksia


Shtëpia e të moshuarve të qytetit të Fierit është përfshirë nga një zjarr  pasditen e kësaj të mërkure.

Si pasojë, disa prej të moshuarve janë transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të qytetit, pasi janë asfiksuar nga tymi i shkaktuar nga zjarri.

Të paktën 5 autoambulanca janë larguar nga shtëpia e të moshuarve në drejtim të spitalit, ndërsa dy të tjera ndodhen në vendin e ngjarjes. Asnjë prej të moshuarve nuk është në rrezik për jetën.

Burime paraprake bëjnë me dije se shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar nga një banesë ngjitur.

Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit”, sqaron policia.

 

Në vendgjarje ka shkuar edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, i cili tha se ka qenë një zjarr aksidental dhe më pas tymi është përhapur në një pjesë të ndërtesës ku ndodhet kuzhina dhe mensa.

“Zjarri ka ndodhur në një orar ku nuk mensë dhe kuzhinë nuk ka pasur persona. Me punën që do të bëjmë sonte besoj se çdo gjë do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Përgjithësisht nuk kemi dëme në pjesën e godinës dhe besoj se deri nesër do ta kthejmë në gjendjen e mëparshme”, tha Subashi duke theksuar se shumica e të moshuarve janë në gjendje të mirë.