Një ashensor i mbushur me të rinj u prish dhe u rrëzua në Kazakistan.
Ashensori ra nga kati i nëntë në katin e dytë dhe u ndal vetëm pasi sistemi i frenave emergjente u fut në punë.
Siç duket në videon e publikuar në rrjetet sociale, të rinjtë nuk duken shumë të shqetësuar nga ajo që përjetuan.
Fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk pësoi asnjë dëmtim.