Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje qytetarëve: Bashkojuni aksionit opozitar të rrëzojmë Ramën një orë e më parë


Ish-kryeministri Berisha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen aksionit opozitar kundër qeverisë së kryeministrit Rama.

Në një takim me mbështetësit e tij në Kamëz, kreu i Rithemelimit tha se suksesi opozitar në parlamenti do shumëfishohet pasi qytetarët e mbarë vendit t’i bashkohen aksionit.

Berisha tha gjithashtu se nuk duhen ngurruar pasi çdo ditë që kalon edhe më e vështië bëhet gjendja e shqiptarëve.

“Ne e nisëm betejën në Parlament dhe ju ne patë se ajo pati sukseset e para, por ju garantoj se ai sukses i Parlamentit do shumëfishohet kur të ngrihen Kamza, Tirana, Gjirokastra, Kukësi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria. Nuk duhet të ngurrojmë, duhet të përmbysim sa më shpejt betejën sepse çdo muaj që kalon më poshtë zbresim, më të shtypur bëhemi, më të varfër bëhemi. Koha është sot, thirrja është sot më shumë se kurrë, të organizohemi, të ngrihemi, t’i përvishemi kësaj diktature dhe iu garantoj se nuk ka forcë në botë që të na ndalë nga fitorja nuk ka dhe nuk mund të ketë.” –  tha ndër të tjera Berisha.