Një 60-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me tre plumba në Greqi.
Viktima është qëlluar jashtë shtëpisë së tij në Paleo Faliro të Athinës.
Sipas medias greke, atentati ndodhi në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme në rrugën ‘Atlantos 44’.
Ai u dërgua i gjallë në spitalin ‘Evangelismos’, por nuk mundi dot të mbijetojë duke gjetur vdekjen pak më vonë.
Në vendin e ngjarjes policia gjeti dy gëzhoja, shkruan media e vendit fqinj. Nga hetimet paraprake dyshohet se 60-vjeçari është ekzekutuar për mosmarrëveshje për çështje e pazarave të drogës.
Viktima kishte një listë të gjatë precedentësh penalë, pasi dyshohej se ishte anëtar i një organizate kriminale ndërsa ishte skeduar më herët si anëtar bande, shkelje të ligjit për narkotikët dhe Kodit Doganor dhe falsifikim.