Në vijim të deklaratës së tij për mediat, Berisha tha se lëvizja që do të vijë tani nga opozita do të jetë një lëvizje që vendi nuk e ka parë kurrë më parë.
Berisha ka deklaruar se është Edi Rama ai i cili ka kryer grusht shteti dhe puç për të marrë Parlamentin.
Ai ka bërë thirrje “për të bërë çdo gjë, për të përmbysur bando-diktaturën, narko-diktaturën”.
“Kjo është një thirrje e Sali Berishës për të bërë çdo gjë, për të përmbysur bando-diktaturën, narko-diktaturën, e cila ka kaluar në format më ekstreme të uzurpimit, të sovranitetit të brendshëm kombëtar. Ka realizuar një grusht shteti të mirëfilltë brenda shtetit (Rama). Këtë grusht shteti nuk e ka bërë për të marrë Presidencën, apo për të ,marrë gjyqësorin, pasi e kanë në kontroll të plotë, Por këtë grusht shteti e kanë bërë për të marrë pushtetin e opozitës dhe parlamentin.
Këtë grusht shteti e ka bërë për të marrë pushtetin e opozitës dhe parlamentit. Sovraniteti i një vendi në të gjithë fjalorët politik të botës, përcaktohet si fuqia e popullit për të kontrolluar qeveritë e tyre.
Bllokimi i Ramës për Komisionet, është bllokimi i fuqisë së popullit për të kontrolluar qeverinë. Ky është përqendrim i të gjitha pushteteve në një dorë, asgjësim i sovranitetit të brendshëm dhe marrje e pushtetit të Parlamentit. Vendimi i larove të “Skapit” dhe gjykatëses së Ramës tregon marrje të pushtetit të Parlamentit. Imuniteti është atribut që Kushtetuta i jep Parlamentit në mënyrë që në përpjekje për të marrë pushtet, askush të mos cënojë dot funksionimin e tij.
Në rastin konkret vendimi i një gjykatëseje të shkarkuar nga Berisha, për të marrë pushtetin e Parlamentit dhe për t’ia dhënë Ramës, përbën puç dhe krim kushtetues.
Lëvizja e kësaj radhe do jetë nga ato që nuk i ka parë kurrë vendi, në kuadër të mosbindjes civile”, tha Berisha.