Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet drejtori i Kufirit në Policinë e Korçës, dyshohet për përfshirje në trafikun e drogës


Kreu i Sektorit të Kufirit në Policinë e Korçës Stiljan Pasho është arrestuar nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore.

Pasho dyshohet për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike.

Njoftimin e ka dhënë ministri Balla përmes një njoftimi për shtyp, ku thekson se lufta ndaj narkotikëve do vijojë në terren e në çdo komisariat.

“Kur unë mora detyrën u shpreha se një rrënjë kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur. Sapo është ndaluar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore një Kryekomisar, me detyrë Shefi i Sektorit te Sherbimeve te Kufirit ne Drejtorine Vendore te Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për pëfshirje në “Trafikim të narkotikëve”. Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Korçë. Shpreh besimin se drejtimi i ri AMP dhe forcimi i bashkëpunimit me agjencive e tjera ligjzbatuese si SHISH, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK do ta intensifikojnë procesin e vet-pastrimit të Policisë së Shtetit ”- shkruan Balla.