Vendosni fjalën kyçe....

Seanca për “Butrintin”, Ina Zhupa: Kemi besim për vendimin, por nuk do tërhiqemi deri në fund


Ndërsa pritet të nisë seanca gjyqësore për çështjen e teatrit të Butrintit në seancën Kushtetuese, deputetja Ina Zhupa ka deklaruar para këtij institucioni se shpreson të merret vendimi i duhur dhe të mbrohen interesat kombëtare.

Zhupa theksoi se nëse merret një vendim në dëm të Butrintit, nuk do ketë tërheqje, por do ndiqet çdo hap institucional, brenda dhe jashtë vendit.

“Nëse Kushtetuesja bën interesat që i interesojnë një shteti tjetër, atëherë Butrinti rrezikon territorin… Butrinti në këtë koncesion cënohet se nuk do jetë më pozita e tij në UNESCO. Rasti që solli Kuvendi, ku tha se në Drezen është ndërtuar pavarësisht që ishte në UNESCO por harroi që pasi ndodhi kjo u hoq nga UNESCO.

Ne kemi besim tek gjykimi kushtetues, pavarësisht kërkesës që kemi bërë për përjashtimin e 3 gjyqtarëve. Besoj se Gjykata do qëndrojë në standardin që ka krijuar vetë. Ne nuk do tërhiqemi dhe do ndjekim çdo hap institucional, brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh Zhupa.