Një 38 vjeçar letonez është gjetur i pajetë në Shkodër. Ka qenë shoku i tij 52 vjeçar që ka njoftuar policinë e Shkodrës se në banesën e tij në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë 38 vjeçarin, rezident në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.