Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë ndodhur pak më parë në Laknas, ku humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër.
Sipas raportimit të gazetarëve, një kanal në afërsi të banesës, mësohet të ketë qenë motivi i përplasjes mes fqinjëve Maliq Marku, Shefqet Hasa, Besim Keça. Më pas Marku ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të dy fqinjëve të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.
Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.