Një 51-vjeçar ka humbur jetën duke u dërguar për në spital pas aksidentit të pësuar gjatë punës në një firmën që po ndërton një HEC në Gramsh.
Sipas njoftimit të policisë dyshohet se aksidentalisht 51-vjeçari është dëmtuar nga një mjet pune i firmës ku punonte.
“Mesditën e sotme, në fshatin Grabovë, shtetasi 51 vjeçari, punonjës i një firme ndërtimi, gjatë kohës që ka qenë duke kryer punime për ndërtimin e një hidrocentrali, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një mjet pune i kësaj firme. Si pasojë e dëmtimeve, 51-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.