Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për rastin e vrasjes së Liridona Murselit në Prishtinë.
“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e përditësuar nga Policia e Kosovës.
Murseli u vra në datën 29 nëntor dhe dyshimet e para kanë qenë se vrasja e saj erdhi pas një grabitje me armë.