Vendosni fjalën kyçe....

Behgjet Pacolli reagon për vrasjen e gruas së këshilltarit të tij në Prishtinë: Akt i pa parë në traditën tonë, e trishtueshme


Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar për vrasjen e gruas së ish-këshilltarit të tij, Liridona Murseli.

Pacolli shkruan se është i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja mizore e Liridonës, të cilën thekson se e ka njohur edhe personalisht.

Ndërsa përgëzon Policinë për punën profesionale për zbulimin e rastit, ai thotë se “kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë”.

Reagimi i Behgjet Pacollit:

Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.

I përgëzoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër (akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.

Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.

E pabesueshme dhe e trishtueshme.

Jam ende i shokuar!