Vendosni fjalën kyçe....

Mes Melonit “të thartuar” dhe Von der Leyenit buzagaz, Rama ndan foto nga Samiti i Klimës në Emirate


Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe në Samitin e Klimës “COP 28”.

Kryeministri shqiptar ka ndarë foto me udhëheqësit e kancelarive të vendeve të huaja ku më së shumti bie në foto prezenca e tij mes dy grave.

Në njërën anë shfaqet kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cila shihet “e thartuar” ndoshta nga shkëmbimi i batutave dhe nga ana tjetër shfaqet Ursula von der Leyen e cila duke shkrirë gazit.

“Emiratet e Bashkuara Arabe – Mes miqsh në hyrje të Samitit Botëror COP28”-shkruan Rama.

Rama ka treguar një afërsi të veçantë me Melonin në takimet ndërkombëtare dhe duket se kjo miqësi e veçantë konkuldoi edhe në marrëveshjen për ngritjen e pikës së trajtimit të emigrantëve që hyjnë nga brigjet italiane të Mesdheut.