Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka reaguar pas arrestimit të Kushtrim Kokollës, anëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit.
Kokalla u bë personi i 3 që u arrestua nga policia e Kosovës lidhur me këtë ngjarje të rëndë, pasi më herët policia ka arrestuar vrasësin dhe bashkëshortin e të ndjerës Naim Murselin, si të përfshirë në inskenimin e vrasjes së saj.
Sipas Ministrisë, organet janë duke e hetuar rastin, por që rasti do të trajtohet edhe brenda organeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
“Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.
Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës.
Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të na ndodhin. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim!” thuhet në njoftimin e Ministrisë.