Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka vizituar punonjësin e policisë i cili një ditë më parë u aksidentua përballë drejtorisë së Policisë së Durrësit.
Lidhur me gjëndjen shëndetësore, Balla u shpreh se efekti është në gjendje të mirë dhe se shumë shpejt dot t’i bashkohet trupës së policisë. Gjithashtu Balla ka paralajmëruar që të rrisë ndëshkueshmërinë ndaj shoferë që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
“Do të kërkojmë ashpërsinë e masave për shkelësit e qarkullimit rrugor. Kërkon ndryshim të kodit penal për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor”, tha më tej ai.