Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur përjashtimin e Detar Hysit avokatit mbrojtës të Laert Haxhiut.
Shtyrja erdhi si pasojë e prokurës së babait të Laert Haxhiut i cilikërkoi në gjykatë që Hysi të mos përfaqësonte më djalin e tij.
Dy avokatet e caktuar kryesisht nga gjykata Elvis Gorishti dhe Artan Simoni kërkuan sërish kohe për tu njohur me aktet e dosjes.
Seanca u shty për në datën 18 dhjetor ora 11:00. Gjykata relatoi se seancat për Laert Haxhiun do te jene për pas çdo të hënë në orën 11:00. SPAK e akuzon atë për “masakrën e Lushnjës” e ndodhur në shtator të 2017 ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.
Sipas SPAK në shënjestër të atentatit ishte Xhulio Shkurti nipi i Aldo Bares. Shkurti i shpëtoi breshërisë së plumbave pasi u ngrit nga tavolina ku ishin dy miqtë e tij qe humben jetën.
Laert Haxhiu është arrestuar në Greqi dhe është në pritje të vendimit te gjykatës së Apelit grek nëse do të ekstradohet në vendin tonë apo jo. Po ashtu pak kohë më parë Prokuroria e Elbasanit ka firmosur një urdhër-arrest të dytë për Laert Haxhiun duke e akuzuar për 4 vrasje.