UEFA ka publikuar rezultatet pas votimit të fansave për golin më të bukur të kualifikueseve të “Euro 2024”. Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, janë renditur në podium.
Sulmuesi anësor i Kombëtares sonë, Asani, është renditur i dyti me vota për golin e shënuar kundër Polonisë në “Air Albania”, ndërsa mesfushori Asllani i treti për “silurën” e realizuar në transfertë kundër Ishujve Faroe.
Vendin e parë e ka zënë lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar me një “volej” kundër Danimarkës. Më poshtë ju sjellim renditjen e 10 golave më të votuar nga fansat:
- Askhat Tagybergen | Kazakistan-Danimarkë
- Jasir Asani | Shqipëri-Poloni
- Kristjan Asllani | Ishujt Faroe-Shqipëri
- Emin Makhmudov | Azerbajxhan-Suedi
- Yunus Akgun | Turqi-Letoni
- Zan Vipotnik | Kazakistan-Slloveni
- Kylian Mbappe | Francë-Gjibraltar
- Sandro Ëolfinger | Bosnje Hercegovine-Lihtenshtejn
- Leandro-Trossard | Belgjikë-Estoni
- Bukayo Saka | Angli-Maqedoni e Veriut