Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Liridona Murseliut, arrestohet bashkëshorti dhe ekzekutori


Pas njoftimit të policisë të Kosovës se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit, Nacionale pohon se një prej tyre është bashkëshorti i saj, Naim Murseliu.

Sipas Nacionale, Policia fillimisht ka arrestuar ekzekutorin, i cili më pas ka treguar se Naim Murseliu porositi vrasjen e saj.

Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar.  Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Liridona Murseli u vra në datën 29 nëntor dhe dyshimet e para kanë qenë se vrasja e saj erdhi pas një grabitje me armë.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit” –thuhej në komunikatën e policisë për njoftimin e ngjarjes.