Vendosni fjalën kyçe....

A janë ‘milionat e sigurimit’ në Suedi shkak për vrasjen e Liridonës?


Të tjera pista po dalin në dritë si shkak i mundshëm i vrasjes së Liridonës në Kosovë me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli.

“Indeksonline” raportoi sot se një prej motiveve që dyshohet ta ketë shtyrë Naim Murselin në organizimin e gjithë skemës për vrasjen e gruas së tij Liridonës, është një sigurim që i kishte paguar kësaj të fundit në Suedi.

Referuar këtij raportimi, sigurimi jetësor që Naim Murseli i kishte paguar Liridonës në një kompani të fuqishme suedeze, mundësonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore të mbulonte shpenzime deri në 20 milionë euro.

Pra përfitimi i 20 milionë eurove nga sigurimet në Suedi dyshohet të jetë një nga motivet që ka çuar në ngjarjen makabre.

Edhe ish-aktivistja e PD-së, Evi Kokalari, përmes një reagimi në Facebook, hodhi dyshime mbi këtë pistë, pra atë të “milionave nga sigurimi në Suedi”, si shkak për vrasjen e Liridonës.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të lidhur me ngjarjen. Naim Murseli dyshohet se ka premtuar 30 mijë euro për Granit Plavën i cili sipas Prokurorisë po konsiderohet si personi që e ka kryer vrasjen.

I arrestuar si i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje është edhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla.

Reagimi i Kokalarit:

Jam super e shokuar me ngjarjen e Naim Murselit, per me teper qe e kam njohur personalisht. Ka qene gjithnje pro-Trump dhe kemi komunikuar shpesh. E kam te veshtire te kuptoj cfare mund ta kete shtyre ta bej dicka te tille. Dukeshin cift i lumtur me dy femije te bukur. Sapo kishin mbaruar shtepine e tyre ne Prishtine nderkohe qe per nje kohe te gjate kane jetuar ne Suedi. E vetmja gje qe ben pak llogjike, eshte se ndoshta Liridona ka pasur ‘life insurance’ ne Suedi, gje qe eshte bere shume here shkak per vrasje te bashkeshorteve ne Amerike. Ndryshe, cfaredo situate te kishin mes tyre, divorci nuk eshte i veshtire per t’u bere. Por vrasja e mamase se femijeve te tu dhe per me teper ne sy te te mitureve, eshte nje krim qe kalon cdo kufi. Ka momente qe uroj se nuk eshte e vertet dhe se Naimi vet do e verifikoj qe ndoshta vrasesi ka genjyer, por te ulta me duken shanset.

E vetmja gje qe ngelet per te thene ne kete pike eshte RIP Liridona dhe Zoti qofte me engjejt e tu qe nuk e meritonin kete traume.