Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Cërrik-Belsh, humb jetën 40-vjeçari


Një aksident i ka marrë jetën një 40-vjeçari në aksin Cërrik-Belsh.

Në aksident janë përfshirë një makinë dhe një motor.

Shtetasi S.T ishte duke drejtuar motorin në momentin e aksidentit pranë fshatit Shalës.

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje“, njofton policia.