Sali Berisha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit të PD-së.
Në këtë tubim që pritet të nisë në orën 10 e 30 në Pallatin e Kongreseve, pritet të votëbesohet Berisha.
Në rend dite janë gjithashtu edhe disa pika që kanë të bëjnë me aksionin opozitar në vijim.
Pjesë e këtij kuvendi nuk pritet të jenë deputetët që janë pjesë e grupit të Gazment Bardhit, pavarësisht afrimit të dy grupeve muajt e fundit në aksionin e tyre brenda parlamentit.