Vendosni fjalën kyçe....

Humbjet e zgjedhjeve të 14 Majit, Berisha: Jemi në kushtet e një grushti shteti brenda shtetit


Ish-kryeministri Sali Berisha tha se platformat e shtruara në Kuvendin Kombëtar që po mbahet këtë të shtunë nuk do të pengojnë analizat e demokratëve për humbjen në zgjedhjet e kaluara të 14 Majit.

Berisha tha se opozita dhe vendi është sot në kushtet e një grushti shteti dhe kjo situatë i dikton Partisë Demokratike agjendën e saj.

“Jeni dëshmitarë të zhvillimeve dramatike, më dramatike nga viti 92 gjer sot të grushtit të shtetit brenda shtetit ndaj opozitës. Ju keni parë se si Edi Rama po merr pushtetet e Parlamentit, në tërësi, por të opozitës kryesisht, mirëpo kjo përbën një atentat më të rëndin që ka ndodhur në 32 vite ndaj demokracisë. Kjo është shpallje lufte ndaj opozitës. De facto jemi në kushtet e një grushti shteti brenda shtetit dhe kjo situatë i dikton Partisë Demokratike agjendën e saj duke nisur nga Parlamenti e deri në strukturat e saj.

Kam bindjen që kjo platformë që paraqitet sot nuk do pengojë analizat e demokratëve për zgjedhjet e kaluara dhe në mënyrë të veçantë do të diskutohet zëri i diskutantëve që bëjnë thirrje për hapjen e Partisë Demokratike dhe e vërteta është se kjo ka filluar të ndodhë”, u shpreh Berisha.