Kompania kineze prodhon masivisht robotin humanoid, del në treg vitin që vjen (Video)


Për ata prej jush që mendoni “Më pëlqen ChatGPT, por ku janë krahët dhe këmbët e tij?”, më në fund ka një lajm të mirë.

Shkencëtarët në ‘Fourier Intelligence’ me bazë në Shangai kanë qenë në gjendje të zhvillojnë një robot humanoid që është i aftë të kryejë një numër të lartë veprimesh e detyeash, madje edhe të ecë me shpejtësi.

Së shpejti kushdo mund të porosisë një të tillë pasi roboti GR-1 pritet të dalë në shitje vitin e ardhshëm, me kompaninë që do prodhojë në masë njësitë.

Sipas kompanisë kineze, roboti humanoid ka një përdorim të gjerë në industry, shkencë apo rezidenca banimi.