Vendosni fjalën kyçe....

Nuk shkoi në Kuvendin e Berishës, Salianji: Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella të domosdoshme 


Deputeti demokrat, Ervin Salianji pavarësisht bashkëpunimit me anëtarët e Rithemelimit në aksionin e dhunshëm opozitar në Kuvend, sot ka zgjedhur të mos shkojë në Kuvendin e thirrur nga Berisha.

Madje nëpërmjet një postimi në facebook, ai në një farë mënyrë edhe ka kritikuar këtë Kuvend, duke u shprehur se korrigjimet janë të pamjaftueshme dhe se janë të domosdoshme ndryshime të thella për t’i hapur rrugë më të mirëve dhe të rinjve.

“Opozita e ka jetike transformimin, rikonceptimin, ridimensionimin dhe qasjen ndryshe me qytetarët dhe vetveten!  Korrigjimet janë të pamjaftueshme, ndryshimet e thella më shumë se të domosdoshme!  Bashkimi mes vetes dhe hapja drejt shoqërisë është frymëmarrje jetike për opozitën sot! 

Nevoja për ti hapur rrugën me meritë më të mirëve, profesionistëve me integritet, diasporës, të rinjve, shoqërisë”– shkruan Salianji.